Mexhiti në hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Strugë: Struga bëhet portë diplomatike shqiptare

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, mori pjesë në hapjen solemne të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Strugë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për marrëdhëniet dypalëshe dhe për shqiptarët në rajon.

“Konsullata do të jetë një adresë konkrete për çdo shqiptar në rajon, një pikë lidhëse e gjallë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, shkroi Mexhiti, i cili në këtë ceremoni ishte së bashku me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunskin dhe ambasadorin shqiptar Denion Meidani.

- Advertisement -

Sipas tij, Struga si një qytet me rrënjë të thella historike dhe kulturore sot mori një dimension të ri duke u bërë portë diplomatike shqiptare në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

“Hapja e kësaj Konsullate shënon një fazë të re të bashkëpunimit, të respektit të ndërsjellë dhe të afrimit ndërmjet dy vendeve tona,” përfundoi Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull