Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot do të mbajë fjalim në Forumin për Mjedis Jetësor Austri-Maqedoni që do të mbahet në Tetovë.


Në forum, siç bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fjalime do të kenë edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Martin Pamer.
Forumi organizohet me rastin e përvjetorit të parë të partneritetit publik-privat Zaubermaher-Tetovë, i cili si aktivitet kryesor ka implementimin e menaxhimit ekologjik të mbetjeve dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave mbi sfidat, sukseset dhe mundësitë në rajon në menaxhimin e mbetjeve.