Mexhiti: Ndryshimi është i pashmangshëm, as oportunistët e as oligarkët s’mund ta ndalin

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për frymën e ndryshimit, duke theksuar se edhe përballë pengesave të ndryshme, procesi i transformimit politik dhe shoqëror nuk ndalet.

“Ndryshimi është i vështirë në fillim, i ngatërruar në mes, dhe i jashtëzakonshëm në fund. Por askush s’e ndal dot. As oportunistët, as demagogët që refuzojnë të ndryshojnë. As politikanët e varur, as oligarkët që duan ta mbajnë peng politikën. Sepse ndryshimi është thirrja e popullit. Dhe kur populli bashkohet, ndryshimi ndodh”, ka shkruar Mexhiti në një status në Facebook.

- Advertisement -

Ai shton se ky ndryshim po ndodh bashkë me qytetarin e ndershëm, aktivistin e drejtë dhe militantin e sinqertë duke përmbyllur mesazhin me një fjalë kyçe të sloganit politik: “Sepse ndryshimi VLEN.”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull