Kandidati i VLEN-it për komunën e Cairit, Izet Mexhiti, sot ka promovuar projektin me të cilin do të ndahen 1.4 milionë euro për ujë të pastër, për rrjet të ri, për jetë më të lehtë për lagjen e Dyqanxhikut.
“Po ndërtojmë rrjetin e ri të ujësjellësit, rrjetin e kanalizimit dhe rrjetin atmosferik, një transformim i vërtetë në infrastrukturën bazë, që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve të kësaj lagjeje.
Mjetet financiare për këtë projekt janë siguruar nga Qeveria dhe nga Ministria që drejtoj, në bashkëpunim me EIB-in.
Jemi në terren. Jemi në veprim. Dhe nuk ndalemi.
Dyqanxhiku po ndërtohet, me standard të ri, me ritëm të shpejt.
Urime!”, ka shkruar Mexhiti.
Mexhiti: Mbi 1.4 milionë euro, për ujë të pastër, për rrjet të ri, për jetë më të lehtë, për Dyqanxhikun

Ndani këtë artikull