Mexhiti: Mbështetje prej 227 milionë denarësh për 43 projekte në 33 komuna

1 Min. Leximi

Për këto projekte janë siguruar mbi 227 milionë denarë mbështetje direkte financiare nga Ministria, duke mundësuar kështu zbatimin e zgjidhjeve konkrete në fushën e kanalizimit, furnizimit me ujë dhe menaxhimit të burimeve ujore.

Përmes këtyre projekteve po vendosen themelet për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve lokale, me fokus në përmirësimin e cilësisë së jetës, shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

- Advertisement -

“Jam i bindur se ky është modeli më i drejtë dhe më efikas i bashkëpunimit – partneritet i drejtpërdrejtë mes Qeverisë dhe komunave – me qëllim që t’u sjellim qytetarëve përfitime konkret”, deklaroi Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e zbatimit të duhur dhe cilësor, duke apeluar për përgjegjësi dhe përkushtim nga të gjitha komunat.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Çdo ditë që fitojmë në këtë proces, është një ditë më shumë në shërbim të qytetarëve,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se përmes këtij partneriteti po vendosen standarde të reja në përballjen me sfidat infrastrukturore dhe mjedisore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull