Mexhiti: Korridori 8 është një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit

2 Min. Leximi

Në një zhvillim të rëndësishëm infrastrukturor, sot u bë hapja zyrtare e një segmenti të ri të autostradës Kërçovë–Ohër, pjesë integrale e Korridorit 8 – një nga projektet më strategjike që po realizohen në Maqedoninë e Veriut, përcjell Zhurnal.mk.

Në njoftimin e bërë nga zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, theksohet rëndësia shumëdimensionale e këtij investimi, i cili jo vetëm që përmirëson qarkullimin dhe efikasitetin ekonomik në perëndim të vendit, por edhe e vendos Maqedoninë e Veriut në një rrjet të ri bashkëpunimi dhe lidhjeje rajonale me Shqipërinë dhe më gjerë.

- Advertisement -

“Korridori 8 është një bosht i qartë lidhës ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe rajonit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, turistik dhe gjeopolitik të vendit,” deklaroi Mexhiti.

- Advertisement -

Ai nënvizoi se ky projekt do të ndihmojë në shkurtimin e kohës së udhëtimit drejt kufirit me Shqipërinë dhe do të nxjerrë vendin nga izolimi, duke e vendosur në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian.

“Zhvillimi infrastrukturor është themeli i një zhvillimi të qëndrueshëm. Përgjegjësia jonë është që ky zhvillim të jetë i drejtë dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve,” përfundoi Mexhiti.

Segmenti i hapur sot përfaqëson një hap të madh përpara në ndërtimin e plotë të Korridorit 8 dhe në forcimin e lidhjeve ndërfqinjësore dhe ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull