Mexhiti: Kongresi i BDI-së i ngjante një kongresi komunist- apo pas Titos Tito!

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në një intervistë për “Lajm” ka theksuar se Kongresi i fundit i BDI-së i ngjante një Kongresi komunist, ku të gjithë zëvendësohen, ndërsa vetëm i pari, (duke aluduar në kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti), “nuk merr përgjegjësi dhe nuk zëvendësohet”.

“Kongresi i fundit i BDI-së i ngjante një Kongresi komunist apo pas Titos Tito, të gjithë zëvendësohen dhe i pari nuk merr përgjegjësi dhe nuk zëvendësohet.

Karakteristikë e dytë që shihet te pakënaqësia është kryesia apo Kongresi i ‘bedelëve’- nuk është filani por ka deleguar dikë tjetër në emër të tij, është thjesht një lloj improvizimi i zbehtë”, ka thënë Mexhiti.

Ai mes tjerash shprehet se është fillimi i fundit i këtij subjekti politik, fatkeqësisht i themeluar me shumë entuziazëm nga shqiptarët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull