Mexhiti: Janë mbyllur 226 kazino online – ulje prej 40% në nivel vendi

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një deklaratë për media bëri të ditur se janë mbyllur gjithsej 226 kazino online që kanë vepruar në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, ky hap përbën një ulje prej 40% të numrit të kazinove online, ndërsa paralajmëroi se në vazhdim pritet të mbyllen edhe të tjera që operojnë në mënyrë të paligjshme.

- Advertisement -

“Ky është vetëm fillimi. Lufta kundër varësisë nga bixhozi dhe mbrojtja e qytetarëve do të vazhdojë,” deklaroi Mexhiti.

- Advertisement -

Ai gjithashtu bëri apel te qytetarët që të denoncojnë kazinotë online, në mënyrë që institucionet përkatëse të mund të ndërmarrin masa ndaj tyre.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull