Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka komentuar reformat e paralajmëruara brenda BDI-së, shkruan gazeta LAJM.
Mexhiti tha se bëhet fjalë vetëm për një mashtrim politik sepse siç u shpreh ai, është qesharake kur pretendon t’i bësh “veting” vetes.
“E para nuk është e logjikshme t’i bësh “veting” vetes. Edhe në shtet është Enti Shtetëror për Revision qe iu bën institucioneve publike dhe shtetërore për punën që kanë bërë dhe nëse ka shkelje i drejton te organet e drejtësisë. Këtu ku do i drejtojnë? E dyta, nëse duan veting në bashkëpunim me ndërkombëtarët siç është SPAK-u në Shqipëri është organizatë e pavarur nga shtetit, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, pra është neutral që mund t’i bëjë veting institucioneve. Duhet të kesh kujdes kur emëron, ministra, zv.ministra, drejtorë I bëhet një lloj vetingu, edhe kur punësohet të kërkojnë një dokument a ke proces gjyqësor apo jo. Pra, këtu krejt mbrapsht, pasi dalin në opozitë vetes I bëjnë refomë edhe reformë me njerëz që vetë duhet të reformohet dhe që janë një kohë të gjatë në politike. Është qesharake, është një akrobacion politik për të thënë se po bëjmë dicka”, ka thënë zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti për gazetën LAJM.