Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Mexhiti: Gjuha shqipe në RMV nuk ka statusin e merituar

Përditësimi i fundit: 2024/12/13 at 11:02 PM
Publikuar December 13, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, deklaroi se gjuha shqipe nuk ka statusin e merituar në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti e cilësoi si ofenduese për shqiptarët faktin që gjuha shqipe përkufizohet si “gjuha që flitet nga 20 për qind”, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për gjuhët

“Është term ofendues për shqiptarët. Me serbët në Kosovë, që janë 3-4 për qind, gjuha e tyre është zyrtare në tërësi. Ndërsa tek ne, shqipja mbetet ‘gjuha e përqindëshit’. Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për gjuhën shqipe, por në Kushtetutë nuk shkruan ashtu,” deklaroi Mexhiti.

- Reklamim -

Ai theksoi se pavarësisht problematikave me formulimet kushtetuese dhe ligjore, gjuha shqipe mbetet kategori kushtetuese dhe është mbi çdo ligj të miratuar. Mexhiti theksoi rëndësinë e riformulimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratën publike, duke nënvizuar se edhe në rastet kur mekanizmat ligjorë sfidohen, kategori të tilla kushtetuese mbeten të paprekura.

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, deklaroi se qeveria aktuale ka kapacitet demokratik dhe politik për të trajtuar çështjet e rëndësishme që lidhen me të drejtat e shqiptarëve.

Mexhiti theksoi se është koha e fundit që termi “20 përqindëshi”, i cili përdoret për përkufizimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë, të hiqet, duke e cilësuar atë si një term ofendues për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Jo vetëm që duhet të zbatohet Ligji për Gjuhët, por është koha e fundit që të hiqet 20 përqindëshi,” deklaroi ai, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje më të drejtë dhe respektuese ndaj statusit të gjuhës shqipe në vend.

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mexhiti theksoi se parashikimet e tij para seancës së gjykatës dolën të sakta, duke deklaruar se “asgjë nuk do të ndodhte të mërkurën,” gjë që u konfirmua. Ai siguroi se pozicioni i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk është i rrezikuar dhe nuk mund të abrogohet.

“Gjuha shqipe nuk abrogohet. Mund të avancohet, por jo të abrogohet,” u shpreh Mexhiti, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore dhe avancimit të statusit të shqipes në vend.

Izet Mexhiti: BDI është shndërruar në shërbyese të anti-shqiptarëve dhe anti-amerikanizmit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi ashpër transformimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtimin aktual të saj.

“Kam qenë pjesë e BDI-së që nga dita e parë, por ajo ishte BDI e idealeve, e UÇK-së dhe e investimit të shqiptarëve. Jo kjo BDI e sotme, që me mendjen e Artanit është shndërruar në shërbyese të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit, kasapëve të shqiptarëve,” deklaroi Mexhiti.

Ai akuzoi drejtimin aktual të BDI-së se ka dalë kundër interesave amerikane dhe ka humbur frymën e saj të parë. “Kjo BDI sot është anti-amerikane, dhe këtë e vërteton fakti që gjysma e Frontit Evropian janë në listat e zeza amerikane,” shtoi ai.

Deklaratat e Mexhitit ngrenë pikëpyetje mbi rrugën politike të BDI-së dhe pozicionimin e saj në raport me idealet e së kaluarës dhe aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Mexhiti: Gjysma e “Frontit Evropian” janë në listat e zeza të ShBA-së

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi ashpër transformimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtimin aktual të saj.

“Kam qenë pjesë e BDI-së që nga dita e parë, por ajo ishte BDI e idealeve, e UÇK-së dhe e investimit të shqiptarëve. Jo kjo BDI e sotme, që me mendjen e Artanit është shndërruar në shërbyese të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit, kasapëve të shqiptarëve,” deklaroi Mexhiti.

Ai akuzoi drejtimin aktual të BDI-së se ka dalë kundër interesave amerikane dhe ka humbur frymën e saj të parë. “Kjo BDI sot është anti-amerikane, dhe këtë e vërteton fakti që gjysma e Frontit Evropian janë në listat e zeza amerikane,” shtoi ai.

Deklaratat e Mexhitit ngrenë pikëpyetje mbi rrugën politike të BDI-së dhe pozicionimin e saj në raport me idealet e së kaluarës dhe aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Mexhiti: E thashë i pari që Ligji nuk abrogohet, Ali Ahmeti përdori tendat për poena politikë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi veprimet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me Ligjin për Gjuhët.

“Edhe Ali Ahmeti e ka pasur të qartë se nuk do të ndodhë asgjë ditën e mërkurë, sepse ishin prononcime publike edhe të kryeministrit dhe unë publikisht u prononcova. Veprimet e tij janë vetëm për poena politike. Duke e ditur që nuk do të ndodhë asgjë, ata nxorën tendat gjoja se për shkak të tyre nuk erdhi deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e Ligjit për Gjuhët,” deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, këto veprime janë të panevojshme dhe të motivuara vetëm për përfitime politike.

Mexhiti: Qeveria ndau buxhet të barabartë të shqiptarëve me komunat maqedonase

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, ka bërë të ditur planin e qeverisë për ndarjen e buxhetit për komunat shqiptare dhe ato maqedonase, duke theksuar balancimin e investimeve.

“Kjo qeveri do të ndajë 1 miliardë euro për komunat, ku 30 përqindëshi do të shkojë për komunat shqiptare, pra 300 milionë euro do të adresohen për problemet reale të qytetarëve shqiptarë. Në këtë gjysmë viti, janë ndarë 100 milionë euro për komunat në përgjithësi, ku rreth 30 milionë euro i kanë takuar komunave shqiptare,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se përveç kësaj shume, janë ndarë edhe fonde shtesë për projekte të rëndësishme: “35 milionë euro për ndërtimin e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup dhe 20 milionë euro për sheshin ‘Skënderbe’. Gjithsej, janë mbi 80 milionë euro buxhet të ndarë, që nënkupton një trajtim të barabartë me komunat maqedonase.”

Mexhiti vlerësoi se ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës në komunat shqiptare, duke forcuar barazinë buxhetore në Maqedoninë e Veriut

TOP Lajmet

VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar: Arben Taravari është viktima e fundit
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 13 Dhjetor, 2024 December 13, 2024
Artikulli i mëparshëm Momenti kur shpëtohet i burgosuri sirian, nuk e beson se regjimi i Assad-it ka rënë
Artikulli tjetër (VIDEO) Arabia Saudite do të ndërtojë stadium futuristik në qytetin futuristik Neom

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Arsim

    Maturantët nga Shkupi do t’i nënshtrohen provimit shtetëror në UKM, ata nga Shtipi në UGD

    3shi.net February 28, 2025
    AFP: Ç’ndodhi me bashkëpunëtorët e Assad-it pas arratisjes së tij?
    Musliu-Shoshi: Kjo Qeveri e do diasporën vetëm në fushatë
    Haradinaj: LVV ka vjedhur vota!
    Zv/kryeminstri Mexhiti takohet me ambasadoren Ageler
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Saliu pyet BDI-në: Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog?

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?