Mexhiti: Fryma e Ohrit gjallë në politikat e sotme qeveritare

1 Min. Leximi

“Sot, 24 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nuk e kujtojmë vetëm një dokument që i dha fund një konflikti. Kujtojmë një vizion politik dhe institucional mbi të cilin ndërtohet shteti ynë modern për të gjithë”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij sot gjatë mbledhjes solemne të Qeverisë me rastin e shënimit të 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit është themeli mbi të cilin zhvilluam një qasje të re për ndërtimin e shtetit. Një qasje që e sheh barazinë, përfshirjen dhe të drejtat si elemente të pandashme të funksionimit demokratik. Sot, politikat tona qeveritare bazohen pikërisht në këtë frymë – të krijojmë një shtet që u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike. Marrëveshja e Ohrit nuk ishte vetëm një marrëveshje paqeje, ajo ishte marrëveshja jonë e re shoqërore. Mbi këtë marrëveshje kemi vendosur një sërë reformash dhe politikash me qëllim që institucionet t’i transformojmë nga struktura të mbyllura në mekanizma të hapur, të qasshëm dhe përfaqësues”, tha Mexhiti./ Alsat.mk

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull