Mexhiti: Është fillimi i fundit të BDI-së, nuk shoh arsye për zgjedhje të parakohshme

3 Min. Leximi

Fitorja e VLEN në zgjedhjet lokale ka qenë bindëse thuajse në të gjitha komunat urbane, ndërsa humbësi më i madh në këto zgjedhje është BDI dhe Ahmeti, nga 13- 14 komuna sa kishin, tani ka vetëm 4 komuna rurale. Është fillimi i fundit të BDI-së, ka thënë në bisedën në “Telma”, njëri nga liderët e VLEN dhe kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Në BDI kanë humbur shpresën, Ahmeti i mbante nën tensione me premtimin se do të kthehen në pushtet, do të provokojmë zgjedhje të parakohshme. Kjo nuk ka më bazë, njerëzit nuk besojnë në ato teza, prandaj po ndodhë kjo që po ndodhë në taborin e tyre”, ka thënë Mexhiti.

Sipas tij, fitorja e VLEN është e pastër edhe atje ku nuk ka maqedonas, si në Haraçinë, ku fitues doli Daut Beqiri nga VLEN që nga raundi i parë, krejt kjo si përgjigje nëse VLEN është ndihmuar nga VMRO-DPMNE në komuna të caktuara shqiptare.

“Ne jemi partner të qeverisë, e para ka edhe komuna që pa votat e VLEN nuk do kishte fituar edhe VMRO, nuk është vetëm Qyteti i Shkupit, por edhe disa komuna tjera si Karposh, Çuçer Sandevë…, ka një rregull partnerët e qeverisë janë ndihmuar njëri me tjetrin edhe kur nuk ka qenë VLEN, ashtu ka qenë edhe me BDI, PDSH e PPD dhe nuk është prishur ndonjë parim”, ka thënë Mexhiti,

Lidhur me atë se çfarë do të thotë kjo fitore e thellë e VLEN dhe se a mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mexhiti me përgjigje se vendi nuk ka nevojë për një aventurë të tillë.

“Nuk shoh ndonjë arsye, jo që frikësohemi dhe nuk i ikim kësaj, sidomos tani që për momentin VLEN ka 10 komuna dhe mund të ketë 11 ose 12. Janë shpenzime shtesë, ne kemi program të qartë, premtime ku duhet të punojmë në realizimin e tyre”, ka nënvizuar Mexhiti.

AI ka thënë se ka komunikim intensiv me deputetë të opozitës, edhe me kërkesën e tyre që t’i bashkohen shumicës parlamentare.

Ndërsa në pyetjen nëse është biseduar me Selën dhe deputetë të kësaj strukture, për të qenë pjesë e shumicës, Mexhiti me përgjigje se tani për tani jo.

“Kishim një takim me të, kur doli Taravari nga qeveria, por ai nuk ishte i gatshëm atëherë”, nënvizoi Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull