Mexhiti: Edhe sot në terren, duke ndjekur nga afër punimet

1 Min. Leximi

Edhe sot në terren, duke ndjekur nga afër punimet.

Rruga “Ahmet Hajdari” në Gazi Babë, është lëshuar për qarkullim.

Punimet për asfaltimin dhe sistemin e kullimit janë përfunduar me sukses, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë, në këtë zonë.

Lagjja ka marrë pamje më të bukur. Banorët tashmë po e gëzojnë një rrugë të re, funksionale dhe të përshtatur me nevojat e tyre të përditshme.

Edhe ky projekt është pjesë e programit tonë për përmirësimin e rrjetit rrugor dhe për krijimin e kushteve më cilësore për jetesë, në çdo lagje të Çairit.

Falemnderit banorëve të Gazi Babës për durimin, bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm!

Urime!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull