Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën në “Dialog te Lajmi” ka komentuar qëndrimet e fundit të ambasadorit të Shqipërisë në vend, Denion Meidani, sidomos me provimin e jurisprudencës.
Ai thotë se e ka takuar ambasadorin edhe pse nuk pajtohen për disa çështje.
“Ne e duam Shqipërinë edhe kur qeveria e Shqipërisë është në nivelin e politikës ditore, edhe nëse mban anën e tjetrit nuk na pakësohet dashuria për Shqipërinë.
Pavarësisht si sillet ndaj nesh qeveria e Ramës dhe e ambasadorit, ne komunikojmë. Unë isha në vizitë dhe e takova z. Meidani, për shumë çështje edhe nuk pajtohemi, por këtu jemi të ndajmë mendimet, aty ku mund të ndihmojmë, por uroj që Shqipëria të jetë mbi politikat ditore, Shqipërisë i takon të jetë mbi ne”, ka thënë Mexhiti.

