Mexhiti akuzon Osmanin për lidhjet serbe, kryetari i Mitrovicës së Veriut e mbështet atë
Kandidati për Çair dhe zv/kryeministri, Izet Mexhiti, ka hedhur akuza ndaj kundërkandidatit të tij, Bujar Osmani, i cili gjatë kohës sa ishte ministër i jashtëm, është takuar 11 herë me zyrtarë serbë.
“Nuk mundet të jetë me botën serbe dikush që është partner me Albin Kurtin. Me botën serbe do të del ai që u fotografua me Vuçiqin, Daçiqin, Vulinin dhe i bën karshillëk Albin Kurtit dhe Republikës së Kosovës,” tha Mexhiti.
Ai gjithashtu kritikoi Osmanin për mosvizitën në Mitrovicën e Veriut, duke thënë se ish-ministri kishte gjetur kohë të udhëtonte në Azerbejxhan, Ukrainë e vende të tjera, por jo në qytetin tonë.
“Me botën serbe është ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili nuk e pa të udhës të shkojë në Mitrovicë dhe ta vizitojë qytetin, por gjeti kohë të udhëtojë në Azerbajxhan, Ukrainë e kudo tjetër, përveç në Mitrovicën tonë, Mitrovicën e Veriut”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq, ka shprehur mbështetje për deklaratat e Mexhitit dhe ka shpërndarë fjalimin e tij në rrjetet sociale.
