Mexhiti: Do të subvencionojmë 200 automjete elektrike për taksistët

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot në një takim pune me Unionin e Shoqatave të taksistëve prezantoi projektin për subvencionimin e 200 automjeteve të para elektrike për taksistët, si pjesë e përpjekjeve të ministrisë për transport urban më të pastër, më të qetë dhe më efikas për qytetarët e Shkupit dhe të gjithë vendit.

Ky projekt, tha Mexhiti, paraqet një hap konkret dhe të rëndësishëm drejt transformimit të transportit urban dhe është pjesë e strategjisë për luftimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane.

- Advertisement -

“Vetura që u prezantua sot është elektrike, e pajisur me standarde të larta ekologjike – pa emetime ndotëse, pa zhurmë dhe me efikasitet të lartë energjetik”, ka thënë Mexhiti duke shtuar se përmes disa fazave, këto automjete do të zëvendësojnë veturat aktuale që funksionojnë me naftë, benzinë apo gaz natyral, duke sjellë përfitime të mëdha për qytetarët, taksistët dhe mjedisin:

- Advertisement -

”Çmimi mesatar për një veturë elektrike: 28,000 euro, Kosto totale për 200 vetura është rreth 5.6 milion euro, ndersa subvencionimi nga ministria do të jetë 15 për qind e çminit ose rreth 840,000 euro’.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull