Mexhiti: Demokracia nuk mund të ekzistojë pa gra, përjashtimi i tyre nga politika do të thotë shkatërrimi i saj që në themele

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, në një ngjarje të organizuar nga Forumi i Gruas, theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në jetën publike dhe politike. Ai tha se “demokracia nuk mund të ekzistojë pa gra” dhe se barazia gjinore është kauzë e gjithë shoqërisë.
“Demokracia nuk mund të ekzistojë pa gra, sepse përjashtimi i tyre nga politika do të thotë shkatërrimi i saj që në themele.
Ne besojmë në një Çair, ku asnjë vajzë nuk detyrohet të ëndërrojë më pak vetëm pse është vajzë. Një Çair ku çdo vajzë e grua ka vend në tavolinën e vendimmarrjes, ku çdo djalë e burrë është krenar që mbështet barazinë, dhe ku të rinjtë janë forca që frymëzojnë gjithë vendin.
Le ta bëjmë Çairin shembullin më të fortë se barazia është e drejtë, dhe kjo e drejtë duhet të bëhet realitet.
Në Qeveri e në Kuvend, këtë e kemi dëshmuar. Tani është koha ta bëjmë edhe në Komunë!
Vetëm për ty Çair!”, ka deklaruar Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull