Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar për disa investime për të cilat, shprehet ai, po e transformojnë Dizhonin nga themeli.
“Kanalizim të ri. Rrjet të ri të ujësjellësit.
Rrugë të reja. Investime që po e transformojnë Dizhonin, nga themeli!
Kjo është puna që po bëhet, me ritëm, me plan dhe me rezultate të matshme. Sot në terren, bashkë me ministrin Muhamet Hoxha, pamë nga afër progresin e projektit që po e ndryshon rrënjësisht këtë lagje.
Projekti përfshin 18 rrugë dhe ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit. Një ndërhyrje e plotë infrastrukturore që po i jep Dizhonit standard të ri jetese.
Rrjeti i kanalizimit fekal është përfunduar plotësisht në të gjitha rrugët dhe degëzimet anësore. Një ndërhyrje e plotë infrastrukturore që po i jep lagjes jetë të re.
Rrjeti i ujësjellësit është drejt përfundimit, me mbi 70% të punimeve të realizuara. Po punojmë që çdo shtëpi të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt.
Pas përfundimit të plotë të ujësjellësit do të realizohet pranimi teknik nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, si hap formal drejt përmbylljes së investimeve.
Dhe më pas vjen faza përfundimtare, që është asfaltimi i të gjitha rrugëve. Rrugë të reja, të rregulluara, të sigurta për qytetarët.
Me mbylljen e kësaj faze, i gjithë projekti në Dizhon përfundon. Një lagje me infrastrukturë moderne, me standard dhe me pamje të bukur.
Kjo është politika që punon.
Këto janë investime që shihen.
Sepse ky është Çairi ynë”, ka shkruar Mexhiti.
Mexhiti: 18 rrugë, kanalizim dhe ujësjellës i ri, projekti që po ndryshon Dizhonin

Ndani këtë artikull
