Messi nuk kthehet në Argjentinë

1 Min. Leximi

Superylli i futbollit, Lionel Messi, dhe nëntë lojtarë të tjerë nuk janë kthyer në Argjentinë me pjesën tjetër të ekipit pas humbjes në finale të Kupës së Botës nga Spanja me rezultat 1:0.

Shoku i skuadrës i Messit tek Inter Miami, Rodrigo De Paul , gjithashtu nuk kthehet në Argjentinë.

“Julian Alvarez, Nahuel Molina dhe Juan Musso po ashtu nuk do të udhëtojnë me delegacionin, i cili është tashmë në rrugë për në Buenos Aires. Pesë të tjerët janë Enzo Fernandez, Lautaro Martinez, Nicolas Paz, Geronimo Rulli dhe Cristian Romero”, shkruan “Mundo Deportivo” të hënën.

Federata e Futbollit e Argjentinës kishte njoftuar se disa lojtarë do të nisen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në destinacione të ndryshme për t’u ribashkuar me klubet e tyre ose për të filluar pushimet.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull