Mesazh nga zv/kryeministri i parë Bekim Sali për Ditën Ndërkombëtare të Autizmit

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin ka deklaruar se autizmi nuk është kufizim, por një mënyrë ndryshe e të menduarit, e përjetimit të botës dhe mënyrë e veçantë e komunikimit.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, kujtojmë se çdo njeri e përjeton botën në mënyrën e vet dhe pikërisht kjo na bën më njerëzorë.
Autizmi nuk është kufizim, por një mënyrë ndryshe e të menduarit, e përjetimit të botës dhe mënyrë e veçantë e komunikimit. Pas çdo sfide ekziston edhe një fuqi shtytëse dhe një botë e pasur që shpesh kërkon vetëm pak më shumë mirëkuptim”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull