Me rastin e festës së 8 Marsit, kryetari Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale uroi festën.


“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në çdo fushë të jetës. Ju jeni shtyllat që mbani familjet dhe shoqërinë tonë, dhe pa ju, asgjë nuk do të ishte e mundur.
Angazhohemi për një të ardhme të barabartë dhe plot mundësi për gratë dhe vajzat e kombit tonë.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar 8 Marsin!, ka shkruar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në rrjetet sociale.