Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7, ku edhe ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen atje.
Ai beson se BDI’ja do të pësojë katastrofë në këto zgjedhje lokale.
Sipas tij, Ali Ahmeti i ka votat e PDSH’së të humbura në momentin kur është vendosur mes Arben Taravarit dhe Zijadin Seles.
“BDI do të pësojë katastrofë. Shpërbërje, për shkak se VMR’ja full do ta mbështesë VLEN’in. E dyta, mendoj se BDI në momentin që është Ali Ahmeti është vendos me Raravarit e Seles, të gjitha votat e PDSH i ka të humbura”, tha mes tjerash Thaçi.
Theksojmë se partia e Thaçit, PDSH nuk do të garojë në zgjedhje lokale.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u shpallën më 9 gusht. Rundi i parë i votimit do të mbahet më 19 tetor dhe rundi i dytë dy javë më vonë, më 2 nëntor. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që kur Maqedonia e Veriut fitoi pavarësinë.