Mendi Qyra: Struga do të ketë festival të ri dhe lidhje turistike me Pogradecin

1 Min. Leximi

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, i cili gëzon mbështetjen e Koalicionit VLEN, ka vazhduar takimet me qytetarët duke prezantuar projektet e tij zhvillimore për komunën.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Në fjalën e tij para struganëve, Qyra theksoi se fokusi i programit të tij do të jetë në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e turizmit dhe ringjalljen e jetës kulturore në qytet.

“KEMI PROJEKTE TË RËNDËSISHME — RRUGA MOROISHTË–STRUGË, NDËRRIMI I TUBAVE TË ASBESTIT, PARKINGJE NËNTOKËSORE NË QENDËR TË QYTETIT DHE NË PLAZHIN E QYTETIT. DO TË NDËRTOJMË NJË PORT QË DO TA LIDHË STRUGËN ME POGRADECIN DHE PLANIFIKOJMË NGRITJEN E NJË OSE DY FSHATRAVE TURISTIKE SI PROJEKTE AFATGJATA,” – U SHPREH QYRA.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ai paralajmëroi gjithashtu krijimin e një festivali të ri kulturor “Vera e Strugës”, që synon të kthehet në një ngjarje të përvitshme dhe të tërheqë vizitorë nga vendi dhe rajoni.

Qyra theksoi se kandidatura e tij është “marrëveshje me popullin” dhe bëri apel që të gjitha partitë politike ta mbështesin në këtë mision për një Strugë më të zhvilluar, moderne dhe me identitet të fortë kulturor.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull