Mendi Qyra mbështetet fuqishëm nga diaspora strugane në Vjenë

1 Min. Leximi

Takimi i Mendi Qyres në Vjenë: Zëri i Strugës u ndje fuqishëm!

Në zemër të Evropës, në Vjenë, Mendi Qyra u takua me mërgatën strugane, njerëz të përkushtuar, me zemër të madhe e me dashuri të pashuar për vendlindjen.

- Advertisement -

Në këtë takim mbresëlënës, u përcoll një mesazh i fuqishëm:
“Mjaft më me degradimin e Strugës! Është koha për ndryshim, për dinjitet dhe për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë.”

- Advertisement -

Mërgata është e vetëdijshme për sfidat në Strugë? mungesën e ujit të pijshëm, rrugët e shkatërruara, mungesën e investimeve. Por dashuria e tyre për qytetin nuk është zbehur kurrë.

Mendi Qyra falënderoi të gjithë të pranishmit për përkrahjen dhe energjinë që po japin për të rikthyer shpresën dhe dinjitetin në Strugë. Ai theksoi se ndryshimi nuk vjen vetë, ai ndërtohet bashkë, me përkushtim, ndershmëri dhe vullnet të fortë.

Zëri i Strugës po ngrihet. Nga Vjena në Strugë ,bashkë do ta ndërtojmë një të ardhme që e meritojmë të gjithë!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull