Memet Seferi, kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Vrapçishtit

1 Min. Leximi

Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se VLEN ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Komunës së Vrapçishtit. Me propozim të degëve lokale dhe miratimin e lidershipit, kandidat i kësaj komune do të jetë avokati i njohur Memet Seferi, i cili shihet si kryetari i ardhshëm i Vrapçishtit.

Në postimin e tij, Ibrahimi thekson se profesionalizmi në fushën e drejtësisë, përvoja në sektorin joqeveritar dhe angazhimi për të drejtat e njeriut janë kartëvizita e Seferit për këtë garë.

- Advertisement -

“Pas një qeverisjeje që ka lënë shumë për të dëshiruar, më në fund edhe për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit po vijnë ditë të mira”, shkruan Zeqirija Ibrahimi, duke uruar suksese në këtë rrugëtim.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull