Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Media gjermane: Kosova po armatoset, si Serbia!

Përditësimi i fundit: 2024/01/18 at 12:07 PM
Publikuar January 18, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia ka vite që armatoset. Tani Kosova dëshiron ta ndjekë të njëjtin shembull. Lajmin se SHBA-ja do t’i shesë Prishtinës armë antitank Javelin po e raportojnë disa media gjermane, ku dallon Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Shitja e planifikuar e armëve antitank amerikane për Kosovën e zemëron qeverinë serbe, shkruan kjo gazetë gjermane, përcjell DW. Lajmi për këtë është “një zhgënjim i madh”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill. Kjo pasi Hill e njoftoi zyrtarisht Vuçiçin se kërkesa e Kosovës e miratuar nga Shtëpia e Bardhë i ishte përcjellë Kongresit.

- Reklamim -

Sipas informacioneve nga Prishtina dhe Uashingtoni, Kosova dëshiron ndër të tjera të blejë rreth 250 armë kundërtank Javelin për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Siç raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung, kjo paketë përfshin gjithashtu “dërgimin e instruktorëve për përdorimin dhe mirëmbajtjen e këtyre armëve që kanë rezultuar efektive në Ukrainë kundër tankeve ruse dhe automjeteve të tjera të blinduara”. Nga Prishtina thonë se marrëveshja për armët tashmë është arritur dhe se zbatimi është vetëm formalitet. Ata nuk presin refuzim nga Kongresi.

Sipas deklaratës amerikane, kjo shitje “është në interesin e Shteteve të Bashkuara, sepse do të forconte aftësinë mbrojtëse të vendit partner evropian. Shitja do t’i mundësojë Kosovës të ruajë integritetin e saj territorial”.

Pasiguri për politikën e ardhshme amerikane

Gazeta e Frankfurtit shkruan se shumica dërrmuese e popullatës në Kosovë ka vite që është pro anëtarësimit në NATO. Në të njëjtën kohë, përkujtohet se shtetësia e Kosovës nuk njihet nga të gjithë anëtarët e Aleancës, përfshirë Spanjën dhe Rumaninë”.

Në të njëjtën kohë, siç shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, “ka paqartësi për politikën e ardhshme amerikane në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnjë, dhe jo vetëm për shkak të fitores së mundshme të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Kjo është edhe për shkak se Serbia ka përmirësuar masivisht forcat e saj të armatosura që kur Vuçiç mori pushtetin në Beograd. Armatimi shoqërohet me retorikë masive revanshiste në mediat pro-qeveritare”.

Kosova dyfishoi buxhetin e mbrojtjes

Si përgjigje, “fqinjët tani po forcojnë gjithashtu aftësitë e tyre ushtarake. Kosova, një nga vendet ekonomikisht më të dobëta në Evropë, planifikon të shpenzojë më shumë se 200 milionë euro për mbrojtje këtë vit. Së fundmi, vendi bleu, ndër të tjera, dronët Bajraktar nga Turqia.Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mburret se ka dyfishuar buxhetin e mbrojtjes në dy vitet e tij të para në detyrë”.

Nga ana tjetër, shkrimi përfundon: “Vuçiç së fundi theksoi se ushtria serbe është një nga më të fortat në Ballkan. Ai vuri në dukje numrin e madh të tankeve që vendi i tij mori nga Rusia para sulmit rus në Ukrainë dhe njoftoi se Beogradi do të vazhdojë të blejë armë, veçanërisht nga Kina, dhe veçanërisht avionë luftarakë, dronë dhe sisteme kundërajrore. Në Serbi është planifikuar edhe rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u hoq në vitin 2011″, thotë Frankfurter Allgemeine Zeitung.

TOP Lajmet

Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
Lajme
ETIKETUAR: armatoset, gjermane, Kosova, media
3shi.net 18 Janar, 2024 January 18, 2024
Artikulli i mëparshëm Tensione Pakistan-Iran: Çfarë dihet deri tani?
Artikulli tjetër Fjalimi nga Parlamenti Evropian që u bë viral: “Biden, mos e përmend vendin tim!”

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Punonjësit e Postës së RMV-së në protestë: S’ka para për rroga, ndërsa për çdo punëtor ka të punësuar nga një shef

    3shi.net March 18, 2024
    Borrell: Kurti paraqiti kushte për t’u takuar me Vuçiqin, një nga to dorëzimin e Radojçiqit
    Platforma “Qytet i sigurt”, Kasami priti në takim ministrin Toshkovski
    Kurti kujton viktimat e masakrës së 3-4 shkurtit në Mitrovicë: Angazhohemi për drejtësi për ta
    Kurti për AFP: Dinari serb nuk është “i ndaluar” në Kosovë, por vetëm euro është e ligjshme
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?