Me festën e Bajramit vjen edhe llogaritja verore e kohës!

1 Min. Leximi

Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit kemi ndryshim nga ora dimërore në atë verore.

Në fundjavën e fundit të marsit, pra këtë vit më 30 mars, fillon llogaritja verore e kohës.

- Advertisement -

Kështu që, me zhvendosjen e akrepave një orë përpara, ora 02:00 do të konsiderohet si ora 03:00.

Kalimi nga ora dimërore në atë verore dhe anasjelltas ka filluar për herë të parë në vitin 1916 në shtetet e veriut të Evropës, ndërsa sot praktikohet në 70 vende të botës.

Vendet evropiane tashmë prej disa vitesh po përgatiten për heqjen përfundimtare të kësaj praktike.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull