Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Arsim

Më 7 mars 1887 u hap Mësonjëtorja e parë kombëtare shqipe

Përditësimi i fundit: 2024/03/07 at 12:07 PM
Publikuar March 7, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 7 mars të vitit 1887 u hap në Korçë Mësonjëtorja e parë kombëtare shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, më 8 mars 1887, patrioti i shquar Thimi Marko i shkruante me gëzim Visar Dodanit në Bukuresht: “… Msoni Visar që gjer sot dëshira t’onë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhet këtu e dy vjet, sot lulëzoj dhe dha pemë të ëmbla. Gëzoju se dje u hap dhe u shkruan djem mësonjëtorë 35. Zot’ i jetës, o vëlla, e bekoftë dhe e shpëntë përpara për nder të të gjithëvet. Mundimet tona, Visar, dhe të luftuarit e faqezinjvet grekomanë gjer sa mbaruam këtë të shenjtëruarë punë janë aqë shumë sa nuk mund t’ua shkruanj ndë kartë”.

- Reklamim -

Edhe pse në kushte të vështira, Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin lidhet me dëshirën e zjarrtë të tyre për të përhapur dijen në mesin e popullit. Rilindasit dhe patriotët shqiptarë u bënë gjithashtu nismëtarë për hartimin e teksteve të para shkollore për nxënësit shqiptarë. Ata punuan me përkushtim edhe për pajisjen e shkollës me mjetet e duhura didaktike. Nxënësit që mësuan në këtë shkollë kombëtare u edukuan me frymën e patriotizmit. Ata u bënë pasuesit e denjë të ideologjisë kombëtare dhe luftëtarë të devotshëm në luftën për liri dhe pavarësi.

Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar. Për shkak të sundimit osman, deri në këtë periudhë, mësimdhënia kryhej në mënyrë të fshehtë. Që nga ajo ditë, 7 marsi njihet si dita e mësuesit dhe kremtohet nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Nga poezia e Naim Frashërit kushtuar çeljes së Mësonjëtores Shqipe të Korçës

O vëllezër shqipëtarë
Gëzohi! që erth kjo ditë,
Kaq’ e mir’ e kaq’ e mbarë
Që sjell gjithë mirësitë.
…
Hapu, hapu errësirë,
Pa jakë tëhu o dritë!
Se arriti koh’ e mirë,
U gdhi nata u bë ditë
…
Lumja ti moj Korç’ o lule!
Q’i le pas shoqet e tua
Si trimi në ball u sule,
Ta paçim për jetë hua
…
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël sa e gjerë
Sa e lehtë sa e lirë!
Sa e bukur sa e vlerë!

TOP Lajmet

Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’
Lajme Politikë
Bekim Sali: VLEN ende është këtu, sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet por mbrohet!
Lajme Politikë
Mickoski: Taravari po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!
Lajme Politikë
Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria
Bota dhe Rajoni Lajme
“Të tregojmë se jemi europianë”, voton Spiropali, mesazhi për qytetarët: Të gjithë të votojnë sot me qytetari
Bota dhe Rajoni Lajme
Zgjedhjet në vendin tonë, Rama thirrje shqiptarëve: Sot është Dita e Shqipërisë, votoni
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: 7 marsi, Mesuesi, toplajm
3shi.net 7 Mars, 2024 March 7, 2024
Artikulli i mëparshëm Tre ministre të Belgjikës mesazh grave të Gazës: “Bota është krenare për ju”
Artikulli tjetër Forumet e Gruas të partive opozitare të VLEN-it, organizuan aktivitet për nder të ditës së gruas

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Në “Puls” të Koçanit ka pasur shpesh përleshje, vitin e kaluar janë denoncuar vetëm 2 raste

    3shi.net March 31, 2025
    Nafie Selmani, ndër 3 kandidatët e Vetëvendosjes për deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
    Së shpejti ambasadorë të rinj dhe personel nëpër konsullata, paralajmëroi Mucunski
    Ky është i riu që u gjuajt me disa plumba në Bit Pazar
    Mbrojtja e liqenit të Ohrit i kalon Ministrisë së Mjedisit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’

    May 11, 2025
    LajmePolitikë

    Bekim Sali: VLEN ende është këtu, sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet por mbrohet!

    May 11, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski: Taravari po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!

    May 11, 2025
    Bota dhe RajoniLajme

    Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria

    May 11, 2025
    Bota dhe RajoniLajme

    “Të tregojmë se jemi europianë”, voton Spiropali, mesazhi për qytetarët: Të gjithë të votojnë sot me qytetari

    May 11, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Zgjedhjet në vendin tonë, Rama thirrje shqiptarëve: Sot është Dita e Shqipërisë, votoni

    May 11, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?