Nga 3 maji pritet të nisin fluturimet me “Wizz Air” nga Shkupi drejt Lionit dhe anasjelltas dhe nga Shkupi drejt Barcelonës dhe anasjelltas
Sipas paralajmërimeve, fluturime për Barcelonë do të ketë dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, ndërsa për Lion tri herë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë.
Linjat ajrore realizohen me subvencione të Qeverisë. “Wizz Air” sipas Marrëveshjes për mbështetje financiare, nga 29 shtatori duhet ta vendosë edhe linjën ajrore Shkup – Shtutgart, e cila do të operojë tri herë në javë, të hënën, të mërkurën dhe të premten.
Me thirrjen e fundit për fluturime të subvencionuara ishte paralajmëruar se përsëri do të ketë fluturim në relacionin Shkup – Dubai dhe duhej të fillojë nga 30 marsi, por “Fllajdubai” kërkoi prolongim të saj për në vjeshtë.
Kryeministri Hristian Mickoski javën e kaluar në mbledhje të pyetjeve të deputetëve në një informacion për vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe tha se po bisedohet për linjë nga Abu Dabi deri në Ohër, ndërsa zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski paraprakisht njoftoi se po shqyrtohen edhe mundësitë për linjë ajrore Shkup – Pragë.