Xhaka ka fituar trofeun e dytë sezonal me Bayer Leverkusenin, qysh në sezonin e parë në Gjermani.
Pasi u shpall kampion i Bundesligës, ai mbrëmë fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ku në finale mposhtën Kaiserslauternin, me rezultat 1-0.
E si gjithmonë e pranishme në stadium për ta përkrahur nga afër, ka qenë edhe Leonita Xhaka, bashkëshortja e Granit Xhakës.
Ajo ishte e shoqëruar me babain e futbollistit, duke shikuar ndeshjen së bashku.
Nuk ka munguar edhe reagimi i saj në rrjetet sociale, ‘’Mbreti im’’ ka shkruar Leonita, në foton e postuar ku shihet Xhaka me kupë.
Xhaka shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i sjellur Levrkusenit titullin e dytë sezonal.