Masat e Qeverisë në sferën e turizmit japin rezultate dhe për këtë shkak në 10 muajt e parë të vitit kemi më shumë se pesë për qind rritje të numrit të përgjithshëm të turistëve dhe rreth nëntë për qind turistë të huaj, por edhe rreth tre milionë bujtje. Për këtë shkak, do të vazhdojmë me politikat e tilla, pasi turizmi është shumë i rëndësishëm për një vend më të vogël si i yni, edhe për promovim, por edhe për para të gatshme për ekonominë tonë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai pret që në fund të vitit të kemi numër dyshifror të rritjes procentuale edhe në numrin e përgjithshëm të turistëve, por edhe të turistëve të huaj.
“Kemi diku rreth tre milionë bujtje të regjistruara në 10 muajt e parë, gjë që është mirë dhe pres që ky numër të rritet në periudhën e ardhshme. Do të punojmë në mënyrë aktive dhe tashmë po punojmë me politika aktive, sepse sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm, së pari është promovim për vendin, për një vend relativisht të vogël, kjo do të thotë shumë, dhe së dyti do të thotë para të gatshme për ekonominë tonë”, tha Mickoski.
Lidhur me rritjen e numrit të lejeve të lëshuara për ndërtim, ai theksoi se në tetor kanë pasur, siç tha, bum, respektivisht janë lëshuar diku rreth 22-23 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Kjo, tha kryeministri, do të thotë se ka më shumë investime, ndërtime, dhe kjo, sipas tij, është mirë për PBB-në në tremujorin e katërt dhe të fundit të vitit. Ai shtoi se pret rezultate pozitive në fund të vitit.0

