Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jo rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan.
Theks iu dha fushës së ekonomisë dhe kulturës. Në këtë takim është thënë se mbi 70 kompani me kapital nga Bangladeshi janë të regjistruara në Kosovë, është njoftuar nga Zyra e kryeministrit.
“U bisedua për mundësitë dhe potencialin e përmirësimit të shkëmbimeve tregtare në vitet në vijim. Këtu u veçua rëndësia për të dy vendet e largimit të tatimit të dyfishtë. Mbi 70 kompani me kapital nga Bangladeshi janë të regjistruara në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu ambasadori Bhuiyan ia ka përcjellë Kurtit një ftesë nga kryeministri i Bangladeshit për ta vizituar Bangladeshin.
Më tej thuhet se në takim u fol edhe rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.