Mbeturinat në Drislla shkaktojnë “kokëçarje” për banorët: Gjatë temperaturave të larta era që kundërmon është e padurueshme

2 Min. Leximi

Mbeturinat në deponinë Drislla shkaktojnë “kokëçarje” për banorët. Ata thonë se gjatë kësaj periudhë kur temperaturat janë tejet të larta era që kundërmon është e padurueshme. Sipas banorëve, gjendja është alarmante, ndërsa autoritetet nuk ndërmarrin asgjë.

“Me ardhjen e verës dhe temperaturave të larta, vjen edhe shqetësimi i banorëve të cilët jetojnë afër deponisë Drislla. Sidomos banorët e fshatit Batincë të cilët gjatë verës përballën me kundërmimin e erës së keqe dhe tymin i cili del nga mbeturinat që digjen këtu”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

- Advertisement -

Në rrjetet socialë, banorët e Batincës, kanë shpërndarë video të mbeturinave të pa mbuluara në Drislla. Thonë se ky fshat, është shndërruar në një vend ku si shkak i erës së keqe nuk mund të jetohet më në të.
Banorët më të moshuar, thonë se dikur Batinca njihej për prodhimet bujqësore cilësore por tani, ka kohë që asgjë nuk kultivohet shkaku i deponisë.

“Unë iki në fushë dhe ajri atje më i mirë se këtu, këtu më as buka nuk hahet e asgjë nga era e keqe. Prodhimet bujqësorë këtu nuk bëhen? Jo, këtu nuk mundemi më të prodhojmë asgjë”, tha një banor i Batincës.

“Jo, këtu më nuk ka bujqësi, dikur në një kohë po ishte Batinca si vend i bujqësisë por tani më jo, nuk ka bujqësi”, u shpreh një tjetër banorë i Batincës.

Banorët e Batincës thonë se nuk ndërmerret asgjë për gjendjen alarmante! Ky është abuzim me përgjegjësinë publike dhe tallje me shëndetin e banorëve që përballen çdo ditë me erën helmuese që del prej aty, theksojnë ata. Shtojnë se nuk do të heshtin dhe do të kërkojnë reagim urgjent dhe masa konkrete.

- Advertisement -

Nga Qyteti i Shkupit presim përgjigje në lidhje me atë se çfarë masash konkrete janë duke ndërmarrë për të parandaluar djegien e mbeturinave në deponinë e Drisllës, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur kjo dukuri kërcënon drejtpërdrejt shëndetin e banorëve të vendbanimeve përreth. /Alsat.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull