Mbështetja ndaj AKI ndez tensione: Reagime të ashpra nga rrethi i Besnik Asanit

2 Min. Leximi

Ish-kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Besnik Asani, ka shpallur sot publikisht përkrahjen e tij për AKI-në, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në deklaratën e tij, Asani theksoi se ky është një vendim “vizionar dhe i përgjegjshëm, i drejtuar kah e ardhmja e qytetit tonë”.

Menjëherë pas kësaj, kanë ardhur reagime të ashpra nga miqtë dhe mbështetësit e tij, duke treguar distancimin e tyre nga vendimi i marrë.

Grupi i mbështetësve të pavarur nga Llabunishta, të cilët kishin marrë pjesë në zgjedhjet e para me Asanin, gjithashtu theksuan se vendimi i Besnik Asanit nuk përfaqëson qëndrimin e tyre dhe se çdo qytetar duhet të vendosë “sipas ndërgjegjes dhe bindjes personale”.

“Vendimi i “Struga Vepron” nuk është qëndrimi ynë. Çdo votues duhet të vendosë vetë, sipas ndërgjegjes së tij,”, thuhet në reagimin e grupit nga Labunishta.

Arment Roçi, kandidat për këshilltar në listën e Asanit, deklaroi se ndihet “i tradhtuar” dhe se nuk pranon të bëhet pjesë e asnjë “pazari politik”. “Besova në një nismë qytetare dhe të ndershme, por në fund doli se gjithçka ishte pjesë e një loje politike dhe bashkëpunimi me zullumin,”  theksoi Roçi.

Kjo tregon se përkrahja e Asanit për AKI-në ka shkaktuar ndarje dhe pakënaqësi brenda rrethit të tij mbështetës dhe aktivistëve të nismës ‘Struga Vepron’.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull