Marta Kos: BE: Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i avancuar në procesin e integrimit

1 Min. Leximi

Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos, ka theksuar se Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së.

Përmes një reagimi në X, Kos u shpreh se me mbylljen dje të një tjetri kapitulli të negociatave, totali i tyre është 14 tani.

Megjithatë, ajo theksoi se mbetet ende punë për të bërë, ndërsa theksoi rëndësinë për të mbajtur ritmin e reformave, me fokus sundimin e ligjit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull