Market Vision përgënjeshtron anketën e rrejshme të BDI-së: Nuk kemi realizuar asnjë sondazh në periudhën 20 qershor – 4 korrik

1 Min. Leximi

Agjencia për Komunikime Elektronike Market Vision ka mohuar çdo lidhje me një anketë që këto ditë po shpërndahet në disa media, e cila pretendohet të jetë realizuar nga kjo agjenci dhe që paraqet BDI-në si forcën kryesore politike.

Në reagimin zyrtar, Market Vision sqaron se nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet të këtij lloji gjatë periudhës së përmendur dhe hedh poshtë çdo përfshirje në këtë proces.

- Advertisement -

“Demantojmë kategorikisht anketën e fundit e cila po qarkullon në disa media, gjoja se Market Vision është realizuesi i saj. Ne nuk kemi realizuar asnjë anketë gjatë periudhës 20 qershor – 4 korrik”, thuhet në reagimin e tyre.

Ky qëndrim vë në pah shqetësimin në rritje për përdorimin e emrave të institucioneve të njohura në funksion të përhapjes së dezinformatave, me qëllim që të ndikohen perceptimet e qytetarëve në periudhën parazgjedhore.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull