Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
EkonomiLajme

MAQEDONIA NË TOP DHJETËSHIN! Evropa, përfituesit nga qiratë e banesave

Përditësimi i fundit: 2024/05/27 at 5:11 PM
Publikuar May 27, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ekspertët e ndërtimtarisë vlerësojnë se kërkesa e lartë për banesa me qira po i mban çmimet e larta. Ata nuk presin që qiratë të ulen

Shkup, 27 maj – Përfitimet nga qiraja e banesave në Maqedoninë e Veriut janë mjaft të larta edhe në suaza evropiane. Këtu prin Shkupi me numrin më të madh të hapësirave të ndërtuara dhe që ofrohen për qiraxhinjtë. Bile në kryeqendrën e Maqedonisë kërkesa e tejkalon shumë ofertën dhe kjo është arsyeja pse çmimet e qirave po rriten. Në Shkup çmimet e qirave janë nga 200 euro e lart, por ka edhe banesa që jepen me qira nga 500-600 euro në muaj. Çmimet varen nga apartamenti i vjetër apo i ri, nga vendndodhja, nga mënyra se si është mobiluar.

- Reklamim -

Vitet e fundit, tregu i patundshmërive në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kryeqytetin e saj Shkupin, ka pasur një aktivitet të konsiderueshëm. Statistikat tregojnë një tendencë të qëndrueshme të ndërtimit dhe shitjes së apartamenteve të shumta rezidenciale. Veçanërisht, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme që nga viti 2021, ka pasur një rritje të dukshme të kërkesës për blerje apartamentesh banimi. Njëkohësisht, interesi i investitorëve në ndërtimin e ndërtesave të banimit dhe zyrave mbetet i fortë, duke mos treguar shenja të rëndësishme rënieje

Të dhënat e fundit të Guidës Globale të Pasurive të Patundshme tregojnë se në tremujorin e parë të 2024, në Maqedoni rendimenti i qirasë me afër 6 për qind është mjaft i lartë dhe renditet në top dhjetëshin në Evropë sipas të ardhurave të qirasë së banesave. Me fjalë tjera me njëçmim të apartamentit prej 36 mijë euro dhe pagesën mujore të qirasë prej 200 euro, përfitimi apo të ardhurat mujore del se janë 6.67 për qind.

Ekspertët e ndërtimtarisë vlerësojnë se kërkesa e lartë për banesa me qira po i mban çmimet e larta. Ata nuk presin që qiratë të ulen, duke qenë se Shkupi është i mbushur me studentë nga qytetet dhe vendbanimet e tjera dhe me të huaj që vijnë në Maqedoni për të studiuar apo punuar. “Investimi në pasuri të paluajtshme konsiderohet ende një biznes i sigurt dhe fitimprurës. Qytetarët rrallë vendosin të ruajnë paratë e tyre në bankë, sepse nuk ka kamata të larta, andaj edhe blejnë patundshmëri dhe i japin me qira sqaron”, eksperti Nikolla Velkovski.
Nga ana tjetër Partia e Majta në fillim të këtij viti doli me propozim që qiraja e apartamenteve në vend në nivel vjetor nuk duhet të jetë më e lartë se 3 për qind e vlerës së kësaj pasurie të paluajtshme. Nga Kjo parti theksojnë se në këtë moment nuk ka kufi të sipërm për masën e qirasë, por me dekret të qeverisë përcaktohet vetëm qiraja më e ulët (prej 2 për qind e vlerës së apartamenteve).

Në ndërkohë, Guida shpalos se Letonia, Irlanda dhe Italia kryesojnë listën e vendeve me rendiment shumë të lartë mesatar të qirasë. Me një rendiment qiraje prej 8.06 për qind, Letonia renditet në krye të Evropës.

Nëse ato mbeten të qëndrueshme, do të duheshin afërsisht 12 vjet të ardhura nga qiraja për të rikuperuar investimin fillestar në pasuri të paluajtshme në Letoni. Në Irlandë dhe Itali, numri i viteve të kërkuara do të ishte përkatësisht trembëdhjetë dhe katërmbëdhjetë vjet. Në listë më tej pasojnë Rumania – 6.63 për qind, Lituania – 6.44 për qind, Turqia – 6.36 për qind, Britania e Madhe – 6.21 për qind, Spanja – 6.17 për qind, Maqedonia e Veriut – 6 për qind dhe Mali i Zi – 5.95 për qind

Të ardhurat më të larta të qirasë tregojnë kthime më të mira të investimeve, gjë që është thelbësore për çdo investitor . Blerja e një prone për 500.000 euro dhe fitimi i një qiraje mesatare mujore prej 2.000 euro (ose 24.000 euro në vit) rezulton në një rendiment vjetor bruto prej 4.8 për qind. Pas pagesës së taksave dhe kostove të tjera administrative, kthimi neto do të jetë më i ulët.

Nga ana tjetër janë renditur edhe shtetet që më dobët e kthejnë investimin nëse ofrohen me qira. Luksemburgu, i cili ofron të ardhurat e më të ulëta prej 2.67 për qind, është më pak tërheqës për investitorët. Një apartament me dy dhoma atje ka një çmim mesatar prej 1.2 milionë euro. Megjithatë, me një qira mesatare mujore prej 2.800 euro, ky investim sjell një kthim bruto nga qiraja prej vetëm 2.7 për qind, prandaj në Luksemburg do të duheshin mesatarisht 37 vjet që një investitor të kthejë investimin e tij fillestar në një apartament përmes qirave, duke supozuar kthimin e vazhdueshëm.
Pastaj vjen Zvicra, ku duhen 33 vite për të kthyer investimin që ka të ardhura prej 3.05 për qind e pasuar nga Austria me – 3.59 për qind. Në listë më tej renditen Malta – 3.66 për qind, Gjermania – 3.74 për qind, Norvegjia – 3.79 për qind, Republika Çeke – 3.95 për qind, Danimarka – 4.16 për qind, Belgjika – 4.20 për qind dhe Finlanda – 4.24 për qind. (koha.mk)

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 27 Maj, 2024 May 27, 2024
Artikulli i mëparshëm Shënohen përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe egjiptianë në afërsi të Pikës kufitare Rafah
Artikulli tjetër Afrim Gashi jep dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Gashi pret në stacion mërgimtarët që erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

    3shi.net May 5, 2024
    Toshkovski: Mjetet piroteknike që shkaktuan zjarrin në Koçan janë sjell nga anëtarët e bendit
    Francë, pezullohet nga puna pedagogu që kritikoi sulmet e Izraelit në Gaza
    Pas 55 viteve qëndrimi në Maqedoni, sot për herë të parë voton nëna e deputetes
    Turqia renditet e para në Evropë me 68.5 miliardë dollarë të ardhura bujqësore në vitin 2023
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?