Maqedoni e Veriut: Ndalohen telefonat në shkolla, edhe mësuesit nuk guxojnë t’i përdorin

1 Min. Leximi

Në të gjitha shkollat e Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi një rregull i ri për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor. Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ndalon përdorimin e celularëve jo vetëm nga nxënësit, por edhe nga mësuesit.

Sipas udhëzimit:
• Nxënësit nuk mund ta përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit dhe gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.
• Mësuesve u ndalohet përdorimi i telefonit gjatë orës së mësimit, përveç rasteve emergjente ose kur drejtoria e lejon për arsye pedagogjike apo organizative.
• Çdo pajisje e kapur do të dorëzohet në drejtori dhe kthehet vetëm pas përfundimit të orarit mësimor.

- Advertisement -

Autoritetet arsimore thonë se masa ka për qëllim të rrisë disiplinën dhe përqendrimin gjatë mësimit, duke eliminuar shpërqendrimet që shkaktohen nga teknologjia.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull