Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën me numër 164 të mbajtur sot, miratoi raportin për detyrat e ndërmarra në përputhje me nenin 153 të Kodit Zgjedhor lidhur me pranimin e pjesës së mbetur të mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç informoi nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri, pas verifikimit të procedurave ligjore, Komisioni i ndau Certifikatën për deputet të zgjedhur kandidatit Zekirja Tahiri, i cili do të marrë mandatin e mbetur në përbërjen
aktuale parlamentare.
KSHZ theksoi se procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me dispozitat ligjore dhe afatet e përcaktuara.

