Maksuti i përgjigjet Taravarit: Për vëmendje përmend Izet Mexhitin, por emrat e mëdhenj nuk i kap dot me llafe

2 Min. Leximi

Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Aziz Maksuti, ka reaguar ashpër ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke e akuzuar se përpiqet të fitojë vëmendje politike përmes sulmeve ndaj zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhiti.

“Kur s’ta var kush për çka ke bërë, përmend emrin e Izet Mexhitit, e ndoshta të dëgjon dikush,” shkruan Maksuti në një status të publikuar, duke nënvizuar se Mexhiti ndodhet në një nivel të tillë politik që nuk ulet të replikojë me, siç i quan ai, “figurat e djegura të politikës shqiptare”.

- Advertisement -

Në reagimin e tij, Maksuti sfidon Taravarin që të japë përgjigje për trashëgiminë që ka lënë si kryetar i Gostivarit dhe si ministër i Shëndetësisë. Ai thekson se gjatë tetë viteve të qeverisjes komunale, Gostivari është shndërruar në qytetin me më së shumti ndërtime pa leje në gjithë shtetin, ndërsa si ministër përmend licencat për marihuanë, arrestimet për korrupsion të bashkëpunëtorëve të tij dhe tenderin e dyshimtë me kompaninë “Gjoka Construction”.

Maksuti gjithashtu e akuzon Taravarin për tradhti ndaj 107 mijë shqiptarëve që e votuan për të rrëzuar BDI-në, ndërsa sot, sipas tij, ai po i afrohet Ali Ahmetit për të kërkuar ndonjë komunë në zgjedhjet lokale.

“Nuk të shpëton dot askush, as licencat për marihuanë, as Gjoka, e as Aliu,” përfundon Maksuti në reagimin e tij.

 

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull