Pasi i kërkoi në konferencën e përbashkët për shtyp që të mos i dorëzonte Ukrainën, Rusisë, në një intervistë për Fox News presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh se shumë shpejt mund të ketë një armëpushim të lufës në Europën Lindore.
Macron rrefeu se se shpejti do të ketë një takim mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky, duke sinjalizuar kështu se i kishte kërkuar Trump që mos ta linte jashtë tryezës se bisedimeve të paqes Ukrainën dhe Evropën.
“Per mendimin tim rruga drejt paqes duhet të jetë e tillë. SHBA negociojnë me Rusinë dhe SHBA negociojnë me Ukrainën. Presdenti Trump shprehu vullnetin e tij sot për tu takuar me Presidenin Ukrainas Volodymir Zelensky përgjatë javëve në vijim. Takimi me Zelenskyn është më i rëndësishmi. Më pas duhet të kemi një armëpushim. Kjo mund të arrihet shumë shpejt në javët në vijim. Nëse ky armëpushim nuk zbatohet do të jetë shumë e qartë se Rusia nuk është serioze dhe nuk po kërkon paqe. Kohën e armëpushimit e përdorim për negociata sa i përket garancive të siguresë, territorit që është përgjegjësi e Presidentit Zelensky si dhe për rindërtimin. Le të bëhet marrëveshja SHBA – Ukrainë për mineralet se kjo tregon që Washingtoni do të jetë i angazhuar ndaj sovranitetit të Ukrainës. Pas gjithë kësaj kemi një traktat paqeje dhe një marrëveshje”.