LSM me kërkesa për paga më të larta, paralajmëron protesta

1 Min. Leximi

Nënkryetari i Këshillit të LSM-së për Sektorin Privat, Ivan Peshevski, deklaroi se pakënaqësia midis punëtorëve është e madhe dhe se sindikata është e gatshme për hapa më radikalë nëse Qeveria dhe punëdhënësit nuk i dëgjojnë kërkesat e tyre.

Në një deklaratë për “TV Telma”, kryetari i LSM-së, Sllobodan Trajkovski, tregoi se data e saktë për fillimin e protestave do të përcaktohet javën e ardhshme, pas seancës së organeve dhe trupave më të larta të sindikatës.

“Askush nuk duhet të hezitojë ose të ketë frikë të na bashkohet. Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për të drejta dinjitoze të punëtorëve”, thonë nga LSM.

Nga Sindikata theksojnë se paga minimale në Maqedoninë e Veriut është më e ulëta në rajon, veçanërisht duke pasur parasysh se që nga janari i këtij viti, qeveritë në vendet fqinje e kanë rritur pagën minimale në 500 euro e më shumë.

Në të kundërt, sipas LSM-së, institucionet vendase dhe disa punëdhënës vazhdojnë t’i mbajnë punëtorët në prag të varfërisë

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull