LSDM zgjodhi Nënkryetaren dhe përbërjen e re e të Këshillit Qendror

1 Min. Leximi

Fani Karanfilova Panovska zgjidhet Zv/Kryetare e LSDM-së. Ajo vjen në vend të Sanja Lukarevskës, e cila u dorëhoq nga funksioni pas disfatës zgjedhore të majit.
Fani Karanfilova Panovska është ish-Drejtore e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”.
Në Kongresin e 30-të u zgjodh edhe përbërja e re Këshillit Qendror të LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Këshillin i ri Qendror përbëhet nga individë që janë të respektuar në komunitetet e tyre, që dijnë ta respektojnë anëtarësinë dhe qytetarët dhe që do të punojnë në interes të tyre.

- Advertisement -

“Fusim energji të re në radhët tona. Hapim dyert për të gjithë që janë të afërt me idetë dhe vlerat socialdemokrate” – thonë nga LSDM-ja duke bërë publike listën e 113 anëtarëve të Këshillit Qendror.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull