“Sot në mëngjes Shkupi është sërish ndër qytetet më të ndotura në Evropë, dhe as kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE dhe as nga qeveria e Mickoskit nuk po bëjnë asgjë për ajrin e ndotur.
VMRO-DPMNE është pushteti qendror dhe pushteti lokal në Shkup, ka kryetar komunash dhe shumicë në këshilla në Shkup, në Aerodrom, Kisella Vodë, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe askush nuk bën asgjë.
Kanë premtuar shumë, por nuk realizojnë asgjë, deri më tani nuk ka asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Ku janë sipërfaqet e reja të gjelbra që u premtuan? Nuk ka pemë të reja apo gjelbërim. Deponitë nuk pastrohen, rrugët nuk pastrohen, mbeturina në çdo hap, nuk shohim një projekt të vetëm mjedisor, as nuk ka masa afatgjata për uljen e ndotjes në Shkup”, thonë nga LSDM.