LSDM kritikon VMRO-në: Kaos total në shkolla, Janevska dhe Mickoski gënjyen për librat dhe e-ditarin

1 Min. Leximi

Në një konferencë për media, Jovanče Manaskov nga komisioni për arsim i LSDM-së ka denoncuar gjendjen alarmante në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur tërësisht të dështuara masat e ndërmarra nga VMRO-DPMNE dhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, njofton Top24

Sipas LSDM-së, mungojnë librat për shumë lëndë dhe për shumë vite shkollore, duke përfshirë matematika, histori, kimi, fizikë dhe gjuhë të huaja. Në disa shkolla, librat janë të dëmtuar ose nuk kanë arritur fare tek nxënësit. Në shkollat profesionale situata është edhe më kritike.

- Advertisement -

Po ashtu, LSDM kritikon edhe e-ditarin e prezantuar si “sistem i avancuar me inteligjencë artificiale”, që në realitet është bllokuar dhe nuk mundëson regjistrimin e të dhënave të nxënësve. Shumë mësues nuk kanë akses në sistem, ndërsa viti shkollor ka filluar, duke lënë nxënësit dhe mësuesit në një kaos total.

- Advertisement -

Manaskov akuzoi VMRO-në dhe ministren Janevska për mosmenaxhim dhe eksperimente në kurriz të nxënësve, duke kërkuar largimin e saj nga posti për të shpëtuar procesin arsimor.

“Dosta me eksperimente dhe popullizëm. Arsimi nuk mund të jetë peng i paaftësisë dhe manipulimeve politike”, tha Manaskov, duke apeluar për veprime urgjente për stabilizimin e sistemit arsimor.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull