LO2024: Edhe Osmani pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

1 Min. Leximi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur në Pallatin Elysee nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron.

Osmani ishte e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, teksa Macron nga Zonja e Parë, Brigitte Macron, të cilët po festojnë hapjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

- Advertisement -

“Fryma olimpike kapërcen kufijtë, bashkon njerëzit dhe vendet e shfaq fuqinë e jashtëzakonshme të sportit për të na bashkuar të gjithëve”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike po merr pjesë edhe kryeministri Kurti, i cili më herët u prit po ashtu nga presidenti Macron.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull