Liverpooli “shpëton” me veç dy gola nga Parisi, edhe Barça e pëson njëjtë nga Atletico Madridi

1 Min. Leximi

Parisi ka fituar ndaj Liverpoolit me rezultat 2-0, rezultat ky që shumë lehtë ka mundur të jetë shumë më i thellë në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Desire Doue shënoi për 1-0 në minutën e 11-të, ndërsa për 2-0 u kujdes Khvicha Kvaratskhelia.

Parisienët patën shumë raste shënimi, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Liverpooli nga ana tjetër nuk pati asnjë goditje në portë përgjatë tërë ndeshjes.

Edhe në ndeshjen tjetër, Barcelona – Atletico Madrid, u shënuan dy gola.

Alvarez shënoi në minutën e fundit të lojës së rregullt të pjesës së parë, kur Barça edhe mbeti me një lojtar më pak pasi Cubarsi u ndëshkua me të kuq.

Alexander Sorloth dyfishoi epërsinë në minutën e 70-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja në Camp Nou.

Ndeshjet e kthimit luhen javën e ardhshme.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull