Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Lista Serbe thotë se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Përditësimi i fundit: 2024/12/06 at 9:10 PM
Publikuar December 6, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – njoftoi të premten se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Në një reagim në Facebook, Lista Serbe tha se ndër arsyet e vendimit të saj për të marrë pjesë në zgjedhje ishte edhe një incident që ndodhi të enjten, kur deputetët e saj u penguan të hynin në sallën e Kuvendit të Kosovës.

- Reklamim -

Deputetët e Listës Serbe paraqiten në Kuvendin e Kosovës një herë në gjashtë muaj sa për të ruajtur mandatin dhe për të siguruar vazhdimin e marrjes së pagave.

Të enjten, ata s’u lejuan të hynin në Kuvend nga deputetë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i akuzoi ata për keqpërdorim të parasë publike.

Duke iu referuar këtij incidenti, Lista Serbe tha: “Për këtë arsye shfrytëzojmë rastin të informojmë publikun se Lista Serbe, më e fortë se kurrë, do të marrë pjesë në zgjedhje”.

“Ne do t’i fitojmë që të gjitha dhjetë mandatet e destinuara për popullin serb dhe do ta ruajmë unitetin dhe harmoninë e popullit serb në këtë zonë. Populli serb do të tregojë në zgjedhje për kë beson dhe kë dëshiron si përfaqësues të tij”, tha ajo.

Deri në njoftimin e së premtes nuk ka qenë plotësisht e qartë nëse Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – do të merrte pjesë në zgjedhje, edhe pse kryetari i saj, Zllatan Ellek, kishte paralajmëruar pjesëmarrjen muajin e kaluar.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë të vetmit që përfaqësojnë interesat e popullit serb në Kosovë dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi një halë në sy për regjimin e [kryeministrin e Kosovës] Albin Kurti, por edhe për përfaqësuesit ndërkombëtarë”, tha Lista Serbe, e cila i ka bojoktuar seanca parlamentare prej nëntorit të vitit 2022.

Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Kosovës, nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb, i takojnë Listës Serbe.

Deputetët e saj nuk marrin pjesë në seanca, për shkak të “aksionit strategjik” – siç e kanë cilësuar ata bojkotimin e institucioneve të Kosovës – por paraqiten një herë në gjashtë muaj, për të mos i humbur mandatet.

Deri në incidentin e së enjtes, deputetët e Listës Serbe ishin nënshkruar në Kuvend pa pengesa.

Instituti Demokratik i Kosovës tha të enjten se deputetët e Listës Serbe u penguan jashtëligjshëm nga kryetari Konjufca dhe deputetët e shumicës parlamentare për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

“Megjithëse Lista Serbe ka bojkotuar punimet e Kuvendit që nga viti 2022, dhe të njëjtit janë paraqitur në Kuvend vetëm për qëllime të mospërfundimit të mandatit, pengimi i tyre në seancën e sotme përbën cenim të mandatit kushtetues të deputetit”, tha Instituti, duke shtuar se në vazhdimësi ka kritikuar Listën Serbe për mospjesmarrjen në punimet e Kuvendit. /rel/

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 6 Dhjetor, 2024 December 6, 2024
Artikulli i mëparshëm Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë
Artikulli tjetër Kurti: Forcimi i Kosovës dhe Bosnjës detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    ArsimLajme

    Shaqiri demanton: Nuk kam nënshkruar asgjë kundërligjore dhe asgjë sipas tekeve të dikujt

    3shi.net June 13, 2024
    Bostoni dominon në NBA, triumfojnë edhe Golden State, Miami e Milwaukee
    Snopçe: Bujar Osmani ka shpërndarë pasaporta për njerëz në listën e zezë të SHBA
    Izet Mexhiti uron 7 marsin: Mësuesit janë drita që nuk shuhet dhe zëri që nuk hesht
    RMV, klinika të mbushura me të sëmurë nga lija e dhenve dhe kolla e madhe
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?