Lirohet benzina, nafta shtrenjtohet për 0.50 denarë

1 Min. Leximi

Nga sonte ulen çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 për 1.50 denarë/litër dhe të mazutit M-1 NS për 0.174 denarë/kilogram, ndërsa EURODIZEL (D-E V) do të rritet me 0.50 denarë/litër, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE).

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk do të ndryshojë.

- Advertisement -

EUROSUPER BS – 95 do të kushtojë 74 denarë, EUROSUPER BS – 98 do të jetë 76 denarë, dizeli EURODISEL BS (D-E V) 70 denarë, ekstra e lehtë 1 (EL-1) 69.50 denarë dhe mazuti M-1 NS 39.409 denarë.

Me vendimin bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0,73 për qind krahasuar me vendimin e 30.6.2025.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull