Linjë e re ajrore, nga aeroporti i Shkupit drejt Shtutgartit

2 Min. Leximi

Kompania ajrore Viz Er, në fluturimin e parë sot në orën 6:25 të mëngjesit, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Shtutgartit, hapi edhe një linjë dhe destinacion të ri ajror nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut drejt Gjermaninsë, njoftoi TAV Maqedonia, filijali i TAV Aeroporte, anëtare e grupit ADP.

Për detaje rreth qasjes dhe rezervimit të biletave ajrore, si dhe oraret e nisjes dhe mbërritjes, udhëtarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Viz erit: wizzair.com.

“Në bashkëpunim me VIZ Erin dhe Qeverinë, si TAV Aeroporte jemi krenarë që do të mund t’u shërbejmë udhëtarëve në këtë linjë të re të rregullt ajrore nga Shkupi drejt Shtutgartit. Fluturimet e rregullta mes dy qyteteve do t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve tanë, të bizneseve dhe të diasporës. Do të vazhdojmë të investojmë në modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve të aeroporteve, duke ofruar një përvojë cilësore për të gjithë udhëtarët dhe duke e promovuar vendin si një destinacion atraktiv dhe si një qendër tranziti në rajon”, deklaroi Nezhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Kompania ajrore do të fluturojë nga Shkupi drejt Shtutgartit tre herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin e Shkupit, gjegjësisht deri më 24 tetor, koha e fluturimit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit të hënën dhe të premtne është në orën 06:25, ndërsa koha e mbërritjes në Shtutgart është në 11:10 sipas kohës lokale. Të mërkurën, udhtarët do të fluturojnë në orën 6:30, ndërsa mbërrijnë në orën 11:10 sipas kohës lokale.

Në sezonin dimëror, fluturimet do të zhvillohen po ashtu të hënën, të mërkurën dhe të premten, por të gjitha fluturimet do të kenë orar të njejtë, gjegjësisht 06:30 me 11:30 sipas kohës lokale.Me vendosjes e Shtutgartit në hartën e destinacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, Viz Er ka gjithsej nëntë linja ajrore drejt nëntë qyteteve në Gjermani: Shtutgart, Berlin, Dortmund, Baden-Baden, Frihrihshafen, Hamburg, Frankfurt-Han, Mynih-Memingen dhe Nirnberg.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull